4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Policia me aksion në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Gjilan: Arrestohen 10 persona, pas intervistimit lirohen

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, bashkë me njësitet mbështetëse policore, ka bërë realizimin e një urdhër-kontrolli, bazuar në hetimet që ishin zhvilluar më herët në lidhje me dyshimet për veprën penale nga Neni 364 i KPRK-së “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Gjatë këtij operacioni policor, sot, me datën 02.11.2023, është bërë kontrollimi i shtëpive me objektet përcjellëse dhe e një lokali në njëmbëdhjetë (11) lokacione, në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan. Gjatë kontrollit të lokacioneve të lartcekura janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë materiale si në vijim:

 

 

 dy (2) pushkë automatike AK 47,

 dy (2) pushkë gjuetie,

 një (1) pistoletë,

 pesë (5) karikator,

 njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

 

 

Në polici janë shoqëruar dhjetë (10) persona dhe pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt./Njeshi/

    

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...