16.3 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Policia me aksion në veri dhe jug të Mitrovicës, cak kontrabanda me armë dhe municion

Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar  aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lokacione në veri dhe në jug të Mitrovicës.

Aksionin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.net. Policia thotë se ky operacion  ka të bëjë me me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri”.

“Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...