Siç ka raportuar ‘RADIO 1’ edhe më herët, në lagjen ‘Fidanishte’ në Pejë, mbrëmë rreth orës 21:30 minuta, një person ka shtënë me armë zjarri dhe më pas ka ekspozuar armën në ballkonin e tij në një banesë kolektive.
Është dashur negocimi i policisë me të deri në dorëzim dhe arrestim.
Rreth rastit, sot, Policia ka dalur me informata shtesë për rastin.
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS
Pejë / 14.01.2025-21:42.Pas disa të shtënave me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar është vërejtur në ballkonin e banesës kolektive duke ekspozuar armën. I njëjti fillimisht ka refuzuar tu bindet urdhrave të zyrtarëve policor duke ju drejtuar me kanosje. Më vonë i njëjti është qetësuar dhe arrestuar. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë, 71 copë fishekë, pesë gëzhoja, dhe një thikë-bajonetë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.’-thuhet në raport./Njeshi/