8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Policia me plan operativ për Vitin e Ri, tregon angazhimet

Policia ka përgatitur urdhrin operativ “Fund Viti – 2023 dhe fillimi i 2024” ku parashihet angazhim shtesë i Policisë së Kosovës, shtim i prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim të qytetarëve, ku kësisoj do të jetë i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Po ashtu do të ndërmerren masa ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i dukurive negative që shkaktojnë jo stabilitet në vend.

Policia e Kosovës ka paraparë edhe shtim të vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë, kontrolle të rrjedhës në trafik rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe incidenteve të mundshme në trafik, duke apeluar kështu tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Policia e Kosovës ka apeluar me theks të veçantë prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse/fishekzjarrët.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...