5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca – dyshohet se ishin kontrabanduar

Në pjesën veriore të vendit, Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Raportohet se në kamion, ishin të ngarkuar 3600 kg speca, të cilët ishin të kontrabanduar.

“Patrullat policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare –Veriu, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit, më 22.09.2023 rrethe orës 22:15, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’.

“Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor”, shton tutje Policia.

Në komunikatën e bërë nga Policia thuhet se rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...