5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka lëshuar një kërkesë për ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe vendodhjen e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Personat që kërkohen janë: Ismail Dishuka (i lindur më 25.10.1979) dhe Emanuel Shkodra (i lindur më 11.06.1999).

Të dy janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe dyshohet se janë përfshirë në një akt kriminal të vjedhjes së rëndë.

Policia e Kosovës fton qytetarët që mund të kenë informacione mbi vendodhjen e këtyre dy personave, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit 192 ose të dërgojnë informacion në [email protected]. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...