27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Policia në Veri gjen kamera të kamufluara vëzhguese: Dyshohet se janë përdorur nga institucionet e sigurisë së Serbisë

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se në koordinim me AKI’në kanë identifikuar dy lokacione ku kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve, institucioneve të Qeverisë dhe prezencës ndërkombëtare.

“Me date 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetareve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit.”

Elshani ka thënë për media se “këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë”.

“Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë”, tha Elshani /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...