20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Policia nis hetimet lidhur me shtënat në tubime parazgjedhore

Policia Rajonale në Prizren ka filluar me intervistimin e disa personave që dyshohet që kanë shtënë me armë zjarri në një tubim zgjedhor në Grajqevc të Suharekës.

“Kemi filluar me hetimet preliminare duke identifikuar të dyshimtit që kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke gjuajtur me armë. Janë sekuestruar disa gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes të shkrepura nga arma e zjarrit.”, ka deklaruar Shaban Osmanollaj.

Në tubimin pjesë e të cilit ishte edhe Sami Lushtaku, janë thyer edhe rregullat anti-pandemi, duke u mbledhur një numër i madh i personave.

Prandaj, inspektorati komunal ka nisur hetimet për thyerjen e rregullave.

Ngjashëm me këta hetime kanë nisur edhe në Malishevë ku po të njëjtën ditë, Nisma ka mbledhur një numër të madh përkrahësish.

Deri tash as Malisheva dhe as Suhareka nuk kanë marrë masa ndaj asnjë partie për thyerje të rregullave në parafushatë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...