18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Policia: Një i vdekur dhe 2 të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë

Njeshi para pak çastesh raportoi për vdekjen e një personi, si pasojë e goditjes nga treni në Klinë.

Rastin e konfirmoi për Njeshi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai.

Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...