Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë arrestuar 28 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Arrestimet sipas policisë janë kryer në raste të ndara dhe në rajone të ndryshme të vendit.
Me urdhër të prokurorit 20 janë dërguar në qendrën e mbajtjes, një në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.