4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Policia: Nuk ka të lënduar nga shpërthimi në Prishtinë, disa persona u evakuuan

Deri më tani nuk ka asnjë person të lënduar nga shpërthimi në një lokal në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

Ai ka shtuar se janë evakuuar dhe disa persona përreth për rastin në fjalë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...