27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Policia: Nuk kishte mjet shpërthyes rrugës për në Gërmi, rruga hapet për qarkullim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mjeti që u gjet në rrugën “Shpëtim Robaj”, nuk ishte shpërthyes.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës thotë për media se mjeti nuk ishte shpërthyes por bëhej fjalë për një pajisje të veturës.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës”, tha Ahmeti.

Në fund, Ahmeti tregoi se rruga është liruar për qarkullim.

“Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, tha ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...