2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Policia prezanton dronët që i mori donacion nga SHBA-të

Policia e Kosovës ka prezantuar dronët që i mori donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se kryepolici, Gazmend Hoxha e ka falënderuar ambasadën e Amerikës në Kosovë për përkrahjen e vazhdueshme.

Siç njoftohet bëhet fjalë për 6 dronë për Policinë e Kosovës dhe një për IPK-në.

“Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime.” – thuhet ndër të tjera.

E për këtë ka folur edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier që ka thënë se këta dornë do të përdorën për të luftuar krimin.

“Duke marrë parasysh shkallën e veprimtarive kriminale të grupeve kriminale dhe krimit të organizuar në rajon, këto sisteme të dronëve do të jenë një kyçe për Policinë e Kosovës për të siguruar luftimin e krimit”, tha Hovenier. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...