Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Ngacmim”, rast që ka ndodhur në muajin prill të vitit 2024.
Me këtë rast, është kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e tij.’
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Ngacmim, të ndodhur në muajin Prill 2024.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /Njeshi/