Policia e Kosovës ka publikuar të premten fotografinë e të dyshuarit për vrasjen e rëndë, e cila ka ndodhur më 11 shtator të këtij viti në Podujevë.
I njëjti ndodhet në arrati, ndërkaq policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në arrestimin e tij.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar”.
“I dyshuari kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e policisë./Njeshi/