11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Policia publikon pamjet e një grabitjeje, kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar disa persona që dyshohen se janë përfshirë në një rast të grabitjes.

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur më 20 shtator të këtij viti, në rrugën magjistrale Pejë-Radavc-Kullë.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, është duke punuar lidhur identifikimin dhe kapjen e kryerësve të mundshëm për veprën penale ‘Grabitje’ të datës 20. 09. 2023 në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën ‘Mulla Zekë Bedyna’.

Andaj është kërkesë e hetuesve rajonalë të cilët janë të angazhuar me rastin për të bërë publikimin e video – incizimit nga vendi i incidentit i siguruar nga kamerat e sigurisë me qëllim të ofrimit ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave që shihen në video – incizim”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se për publikimin e pamjeve është dhënë autorizimi nga Prokurori i Shtetit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...