19.7 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Policia qëllon një person që kërcënoi me sëpatë në paradën e tifozëve në EURO 2024 në Hamburg

Policia gjermane ka shtënë kundër një personi, i cili i kishte kërcënuar oficerët me një sëpatë dhe një mjet zjarrvënës, të dielën gjatë paradës së tifozëve në Kampionatin Evropian të futbollit 2024 në Hamburg.

Policia njoftoi në rrjetin social X se e ka nisur një operacion të madh dhe se sulmuesi është duke i mjekuar plagët.

Incidenti ndodhi në rrethinën St Pauli në Hamburg, pak para ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës e cila do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin Volksparkstadion.

Marshimet e tifozëve caktohen para çdo ndeshjeje, ndërsa gjatë kohës së incidenti po mbahej një paradë e tifozëve të Holandës, që nisi në orën 12:30.

Gjermania është nikoqire e edicionit të 17-të të Kampionatit Evropian, i cili nisi të premten mbrëma. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...