29.6 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Policia realizon 170 urdhëresa të gjykatave gjatë qershorit në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë muajit qershor 2024 ka realizuar 170 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...