4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Policia realizon operacion policor për realizim të Ndihmës Juridike Ndërkombëtare

“Gjatë operacionit policor, janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Kosovë.
Urdhri për kontroll është lëshuar bazuar në kërkesën përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare të autoriteteve zvicerane”, thuhet në komunikatën e tyre për media

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia realizon operacion policor për realizim të Ndihmës Juridike Ndërkombëtare

Prishtinë, më 8 gusht 2023

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, dhe Prokuroria
Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me
prezencën edhe të autoriteteve zvicerane, sot kanë realizuar një operacion policor për zbatimin e urdhrit të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special.

Gjatë operacionit policor, janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Kosovë.
Urdhri për kontroll është lëshuar bazuar në kërkesën përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare të autoriteteve zvicerane.

Rasti ka të bëjë me disa të pandehur ndaj të cilëve autoritetet zvicerane janë duke
zhvilluar procedurë penale me dyshimin se të pandehurit kanë kryer apo janë të përfshirë në vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, ku të dëmtuarit janë personat që jetojnë në Zvicër.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante, rasti është ende në proces
hetimor dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve do të vazhdojë për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...