8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Policia: Respektoni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet fatale

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 34 aksidente në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës thotë se me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.

Postimi i plotë:

Respektoni rregullat e trafikut rrugor për të shmangur aksidentet fatale, mos u bëni pjesë e statistikave

Prishtinë, më 26 Shkurt 2024

Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 34 aksidente në trafikun rrugor, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.

Gjatë 24 orëve në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 804 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, andaj apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve të tilla me pasoja fatale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...