12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Policia rrit kontrollin në trafik, ndalon shoferët nën ndikim të alkoolit (video)

Humbja e jetëve të njerëzve si pasojë e aksidenteve gjatë këtij fillim-viti ka qenë shqetësuese.

Prandaj,  Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet operacionale në funksion të parandalimit të aksidenteve.

Ndër vozitjet me rreziqe serioze për sigurinë në trafik është drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, transmeton Indeksonline.

Për këtë arsyeje, Policia po ndërmerr implementimin e Planit Operativ “Drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit”.

Sipas Policisë, vetëm gjatë periudhës kohore (01-16.03.2019) nga njësitet policore janë shqiptuar 102 (njëqind e dy) tiketa ndaj kundërvajtësve që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe janë iniciuar 2 (dy) raste/kallëzime penale.

“Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Njeshi/

Në vijim gjeni video-linkun ku pasqyrohen disa nga këto aktivitete policore:

https://www.youtube.com/watch?v=PQNg931zrNI&feature=youtu.be
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...