9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Policia sekuestron pesë pushkë gjysmautomatike në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se në dy raste të ndara, kanë shoqëruar pesë persona në rrugën “Lubiqevë-Jeshkovë, pasi u kanë gjetur pesë armë pa leje.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhnësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, i cili theksoi se të njëjtit dyshohen se kishin dalë për gjueti.

“Gjatë komtrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe nje rreth 30 fishek. Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar,

“Bazuar në informatën e njëjtë patrullat policore kanë ndalura edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë-Jeshkovë. Në dy automjet janë gjet edhe dy armë tjera”, shtoi Bytyqi.

“Gjithashtu të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa armët pasi qëshin pa leje janë sekuestruar”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...