18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Policia shkon në Këshill të Etikës pasi profesorit Xhevet Krasniqi iu bllokua dalja, përplaset me studentë

Policia e Kosovës ka shkuar në sallën e Këshillit të Etikës për të intervenuar në rastin e bllokimit të daljes së profesorit Xhevdet Krasniqi nga studentet, të cilat e akuzojnë atë për ngacmim seksual.

Studentët kanë kërkuar që Krasniqi të shkarkohet, duke i përmendur dëshmitë e studentëve për ngacmim seksual.

Ai aty është përballur me njërën prej studenteve e cila e ka akuzuar se e ka ngacmuar seksualisht. Ajo nën lot, i ka kujtuar fjalët që profesori ka deklaruar se ia kishte thënë në konsultime.

“Më ke thanë, pranoje që me ke thanë. Në konsultime 14 shkurt 2023, më ke thanë ko me t’bo masazh. I qes edhe unë faktet e mia, edhe e shohim qatëherë, shpifje, shpfije. Asnjë s’o shpifje. Ti duhesh me pranu realitetin se kush je përnime, pranoje se kush je. Nashta është e randë”, tha studentja./Njeshi&T7/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...