24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Policia shpall në kërkim një 21-vjeçar nga Prizreni, ia publikon foton

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga fshati Romajë e Prizrenit, i kërkuar për veprën lëndim i rëndë trupor. Personi në kërkim është Fisnik Qenaj.

Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e të njëjtit, që ta lajmërojnë.

Lidhur me rastin e inciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati”, thuhet në kërkesë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...