Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë mbajti takimin e radhës me drejtorët e DKA-ve dhe drejtorët e shkollave të rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin e sjelljeve negative në ambientet shkollore. Në takim u diskutua për rritjen e sigurisë në shkolla.
Si një nga vendet e para që njohu pavarësinë tonë në vitin 2008, Luksemburgu në vazhdimësi ka qenë përkrahës i Republikës së Kosovës dhe kontribuues në fushën e ekonomisë, edukimit, shëndetësisë dhe sigurisë.
Bazuar në Strategjinë e Integruar të Policisë, e drejtuar nga inteligjenca dhe policimi në bashkësi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, nën udhëheqjen e Drejtorit Rajonal, Nënkolonel Basri Shabani, organizoi një takim me përfaqësuesit e Drejtorive të Arsimit të Komunave dhe Drejtorët e shkollave të mesme të rajonit të Prishtinës.
“Në këtë takim, Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkoloneli Basri Shabani, njoftoi pjesëmarrësit për implementimin e projekteve të përbashkëta dhe aktivitetet policore që po zhvillohen në të gjitha shkollat e rajonit të Prishtinës, që kanë qëllim parandalimin e sjelljeve negative në ambientet shkollore”, thuhet në njoftim.
Pas rekomandimeve konkrete, rreth projekteve të përbashkëta në këtë takim, të pranishmit thuhet se u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së sigurisë në shkollat e rajonit të Prishtinës dhe promovimit të mjedisit më të sigurt për të gjithë.
Tutje thuhet se drejtori rajonal i Policisë së Prishtinës, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe i siguroi të pranishmit se Policia do të vazhdojë të kujdeset për sigurinë në shkolla./Njeshi/