26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Policia thotë se s’pati protestë as eskalim, gjatë manifestimit të mbrëmjes së maturës në Mitrovicë të Veriut

Stacioni policor në Mitrovicë të Veriut, deklaron se që një pjesë e raportimeve për “protestë” dhe “eskalim” në Mitrovicë të Veriut janë të pavërteta dhe të pasakta.

Sipas policisë, aktiviteti të cilit i referohen këto raportime nuk kanë të bëjë as me protestë e aq më pak me ndonjë eskalim.

“Aktiviteti në fjalë është defilim i maturantëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilin paraprakisht ata e kanë njoftuar në Policinë e Kosovës.

Me rastin e raportimit dhe njoftimit Policia e Kosovës është përkujdesur për mbarëvajtjen dhe kujdesin për këtë aktivitet, i cili ka përfunduar qetë dhe pa ndonjë problem” deklaron policia.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë festimit të maturës kanë ndodhur disa provokime dhe me qëllim evitimin e ndonjë përshkallëzimi, policia ka reaguar.

Nga policia sigurojnë se situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre pa pasur nevojë për reagim shtesë.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre për sigurinë publike.

Njëkohësisht, inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar apo sjellje të rrezikshme në numrin emergjent 192, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një mjedis më të sigurt për të gjithë” thuhet në deklarim zyrtar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...