5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Policia zbulon një laborator të sofistikuar në Prishtinë për falsifikimin e dokumenteve

Policia e Kosovës njofton se ka zbuluar një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë.

Deri te kjo erdhi pasi më 24 janar 2025 organet e rendit ndaluan një automjet në Prishtinë, ku gjetën dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet F.K. ishte arrestuar dhe i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Bëhet e ditur se në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20 mijë  mikroçipe dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.

Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale./Njeshi/

            

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...