Një skenë sikur në filmat hollivudian është parë sot në rrugët e shtetit kroat.
Një person ka mbetur i vdekur pas një shkëmbimi me armë zjarri me policinë, përpara bankës Erste në Split.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, burri që po përpiqej të grabiste bankën ka sulmuar një policie, e cila iu kundërvë me armë zjarri, raporton index.hr.
Ndërtesa e bankës Erste ndodhet vetëm 10 metra larg gjykatës komunale dhe të rrethit, dhe rreth 30 metra nga ndërtesa e Drejtorisë së Policisë së Split-Dalmacisë.
Ndryshe, policia ka njoftuar se do të japë informacion zyrtare shumë shpejt./Njeshi/