Laboratori & Poliklinika tashmë e njohur ‘NDRIQIMI RM’ në kuadër të shtrirjes së shërbimeve profesionale, tash e sa kohë ka zgjeruar shërbimet diagnostike-shëndetore edhe me teknologjinë e avancuar të Densitometrisë kocokore, e njohur si analiza DEXA që ka të bëjë drejtpërdrejt me matjen e densitetit kockor.
Analiza në fjalë aplikohet në pikën qëndrore të rrjetit të Poliklinikave & laboratoreve ‘NDRIQIMI-RM’, që ndodhet në Pejë, rruga ‘Nëna Terezë’, pranë Spitalit të Përgjithshëm Rajonal.
‘Shëndeti i kockave tuaja është i rëndësishëm për një jetë të gjatë dhe aktive. Në Poliklinikën Ndriçimi-RM, ne ofrojmë shërbimin e densitometrisë kockore.Një test i avancuar që mat’ densitetin e kockave tuaja dhe ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe sëmundjeve të tjera kockore.
Vizitoni poliklinikën tonë dhe merrni analizat e nevojshme për të siguruar që kockat tuaja të jenë të forta dhe të shëndetshme.’-thuhet në njoftimin zyrtar nga Poliklinika & Laboratori ‘NDRIQIMI-RM’.
Të kuptojmë se çka është DEXA analiza dhe kush duhet ta bëjë:
Densitometria mund të kryhet pa ndonjë përgatitje të veçantë paraprake.
Çfarë duhet të sqarohet përpara këtij ekzaminimi?
Nuk nevojitet asnjë sqarim i veçantë përpara kryerjes së osteodensitometrisë.
Si realizohet osteodensitometria?
Gjatë kryerjes së DEXA-s, realizohen dy radiografi të zonës lumbare (pjesa e belit) të shtyllës kurrizore dhe të femurit (kofshës) me një nivel të ndryshëm energjie. Ekzaminimi është i ngjashëm me një radiografi normale. Më pas, kompjuteri llogarit dendësinë e kockës mbi bazën e ndriçimit ose dobësimit të rrezeve, dhe rezultatet paraqiten gjithmonë me vlera krahasuese. Vlerat e matura krahasohen me vlerat mesatare të personave të rinj me kockë të shëndoshë ose me vlerat mesatare të personave të të njëjtës moshë.
Kur përdoret osteodensitometria?
Ky ekzaminim kryhet në rastet kur dyshohet për sëmundje që shkaktojnë humbje të densitetit kockor ose tek personat që paraqesin një shkallë të lartë rreziku për osteoporozë (humbje kockore), për diagnostikim dhe kontroll të trajtimit.
Arsyet e shpeshta për kryerjen e osteodensitometrisë kockore janë:
Femrat në periudhën pas menopauzës, me rrezik të lartë për osteoporozë
Diagnoza dhe kontrolli i trajtimit të osteoporozës, humbja kockore Meshkujt në rrezik për osteoporozë (alkoolistët, duhanpirësit e rëndë) Trajtimi me kortizon për periudha të gjata kohore Përcaktimi i diagnozës në rastet me dhimbje të kockave Pas një frakture të kockave pa ndikimin e një force korresponduese (aksident), thyerjet spontane të kockave Osteomalacia, mungesa e vitaminës D me pakësimin e indit kockor Sëmundjet e trashëguara, me çrregullime të formimit të kockave, të tilla si osteogjeneza imperfecta.
A paraqet osteodensitometria rreziqe ose efekte të padëshiruara?
Ky ekzaminim shoqërohet me një ekspozim të lehtë ndaj rrezatimit. Për këtë arsye, duhet të evitohet sa më shumë që të jetë e mundur tek femrat shtatzëna.
CIlat simptoma tregojnë se ne duhet nënshtruar kësaj analize të thjeshtë dhe shumë domethënëse për të ardhmen e shëndetit?
Dhimbja e shpinës, Dhimbja e mesit, Dhimbja e veshkave, Lumbalgjia, Rakialgjia.
Për hollësi shtesë dhe termine për analizën duhet kontaktuar në +383 49 367 838, stafin e Poliklinikes & Laboratorit ‘NDRIQIMI-RM’ pika e saj në Pejë./Njeshi/