18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Porti i Durrësit, 6 inspektorë policie arrestohen për korrupsion

Gjashtë inspektorë të policisë kufitare në Durrës janë arrestuar nga forcat e Shërbimit të Brendshëm nën akuzën e korrupsionit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kontrollori”, hetuesit kanë zbuluar se efektivët e portit, kundrejt ryshfetit, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...