Besart Gashi, krijuesi i portretit të komandantit legjendar, Adem Jashari, i realizuar në poligon nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës foli për Radio 1 në emisionin “Një ditë ndryshe” me Linda Gjakova me rastin e “Epopesë së UÇK-së”.
Ai tha se asnjëri nga ushtarët nuk e kanë ditur se për ka po bëhet fjalë.
“Është interesant që asnjëri nga ushtarët nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bëhet. Por, në momentin kur u kemi treguar që janë duke krijuar portretin e Adem Jasharit, ka qenë emocion tepër i madh. S’ka munguar kënga, s’kanë munguar brohoritjet”, tha Gashi.
Ai bëri të ditur se pjesë e kësaj vepre ishin gjithsej 784 ushtarë. /Njeshi/