24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Portugalia bindëse, fiton miqësoren e fundit para EURO20

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore në miqësore kundër Izraelit me rezultat 4-0 vetëm pak ditë para fillimit të EURO20.

Kampioni aktual bëri një ndeshje fantastike duke i treguar kundërshtarëve që është në formën e duhur për ta mbrojtur titullin.

Golat në këtë mbrëmje i shënuan: Bruno Fernandes (42’të dhe 91+), Cristiano Ronaldo (44’të) dhe Cancelo (86’të).

Ndeshjen e parë në EURO20, Portugalia e zhvillon më 15 qershor, kundër Hungarisë (18:00). Në grup portugezët kanë kundërshtarët, si: Gjermania, Franca dhe Hungaria. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...