19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Posterë të Vuçiq-it në komunat veriore, Prokuroria hap rast “Nxitje e Urrejtjes”

Prokuroria ka hapur rast “Nxitje e Urrejtjes”, pasi në katër komunat veriore të vendit janë vendosur disa posterë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbishkrimin “Komandant suprem po të presim”.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i  policisë, për  rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani, ndër tjera, konfirmoi se ende nuk ka ndonjë person të dyshuar që e atakon lidhur me rastin.

“Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndar pamflete me foton e Kryetarit të Serbis. Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes. Nuk kemi të dyshimt, ndersa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, tha Elshani për EO. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...