2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Postimi prekës i mitrovicasit pas humbjes së motrës dhe dhëndrit nga Peja: Sikur të dija se është dreka e fundit me juve

E diela ishte e kobshme për familjet Gashi e Potoku. Aksidenti tragjik në fshatin Çubrel, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, ka marrë jetën e tre anëtarëve të familjes Zarife Gashi, Agim Gashi dhe Gyltene Potoku-Gashi.

E ndjera Gyltenja, ishte mësuese nga Mitrovica.

Ky rast tronditi gjithë vendin, ndërsa familjarët e viktimave kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Një prej mesazheve prekëse ishte nga vëllai i Gyltenes, i cili ka shprehur dhimbjen e madhe.

 

 

“Sikur të dija se është dreka e fundit me juve sot, do ta zgjasja deri në pafundësi. Të dini se s’do ta kem jetën e njëjtë pa ju të dy, engjëjt e mi që ma keni këput shpirtin. Lamtumirë motër, Lamtumirë dhëndër. S’do ju harroj kurrë, deri në takimin tonë të radhës., ka shkruar Gylsheni.

Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe pesë persona, katër prej tyre zyrtarë policorë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...