Siç ka raportuar ‘RADIO 1’ 98.0Fm, edhe më herët, kur Këngëtari i njohur pejan Vëllaznim Lata ishte i ftuar në ‘TOP FOLK’ për të promovuar audio-Potpurinë popullore 2025, tashmë e njejta është lansuar edhe si video-xhirim i realizuar nga produksioni xhirues ‘Premierë Studio’ e Egzon Gjukës nga Peja.
Në bashkëpunim me klarinetistin e njohur kosovar Sead Muqa-Sei dhe Prof. Dr. Valton Beqirin, nga studio ‘Corona’, Vëllaznim Lata në këtë fillim-vit nxori dy këngë të njohura popullore si dhuratë për dashmirët e të mirëfilltes.
‘Bukuri moj bukuri’ dhe ‘Moj fëllënzë’ janë dy meloditë e ku në fis-harmonikë e gjejmë Fehmi Gjikollin.
Këto melodi nga sot, publiku mund ti shijojë edhe si video -xhirime, me pjesëmarrjen e muzicientëve të njohur, Sead Muqa-Sei – klarinetë, Fehmi Gjikolli – fis-harmonikë, Muhamet Krasniqi – daire dhe Anes Laja – kitarë.
Ndryshe, këngëtari, edhe në projekte të kaluara ka bashkëpunuar në melodi të reja me Sead Muqen-Sein ndërsa me studion ‘Corona’ dhe Valton Beqirin në ripërpunimin e këngës së tij autoriale ‘Hiqu çiko sherrit’./Njeshi&RADIO 1/
Shikim të këndshëm: