2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Pozita edhe opozita debatojnë ashpër për shpenzimet e qeverisë

Seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës në lidhje me shpenzimet e Qeverisë për festën e pavarësisë nuk ka mbledhur shumë deputetë, sidomos ata nga partitë në pozitë.

Këtë shqetësim e ka ngritur deputeti i LDK-së Driton Selmanaj i cili tha se nuk e kupton fare pse deputetët e këtyre partive nuk janë në sallë.
“Kemi thirr këtë debat parlamentare për shkak se nuk kemi arrit të marrim përgjigje nga Qeveria lidhur me shpenzimet e fondeve rezervë. Qeveria ka bërë një praktikë për ndarje të mjeteve pa analiza dhe po bëhen për apetite të koalicionit PAN”, tha Selmanaj.

Ndërsa Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Safete Hadërgjonaj tha se thirrja e këso seancave sikurse kjo janë të kota.

Sipas saj ky debat bëhet pa asnjë argument vetëm për të krijuar tensione.Ajo madje kritikoi iniciuesin e seancës, LDK-në duke thënë se shpenzimet që po i përmendin për Qeverinë Haradinaj nuk dallojnë nga Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Seanca e jashtëzakonshme lidhur me shpenzimet e Qeverisë kërkuar nga LDK po vazhdon me debat nga deputetët tjerë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...