12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Pozitë e opozitë druhen nga një sulm i mundshëm i Serbisë ndaj Kosovës

Janë bërë gjashtë muaj që nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Mirëpo shqetësime se një sulm i tillë mund të ripërsëritet, ditë më parë i ngriti drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

E njëjtë mendojnë edhe nga pozita e opozita.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha për televizionin se Millan Radoiçiq është duke u koordinuar me institucionet e sigurisë serbe, e në të njëjtën kohë gjithashtu po gëzon mbështetje nga presidenti serb, Aleksandar Vuciq.

“Radoiçiqi dhe grupi i tij terrorist janë të lirë, ai është i lirë në Serbi, dhe është i lirë në komunikim me strukturat e sigurisë dhe me strukturat e shtetit të Serbisë. Ne gjithë e dimë se tërë mbështetja për aktivitetin terrorist në Kosovë ka ardhë nga presidenti i Serbisë e tutje, të institucioneve të sigurisë së Serbisë, inteligjencës, dhe pjesës kriminale që ata vazhdimisht praktikojnë dhe bashkëveprojnë. Mendoj se Kosova gjithmonë është në rrezik, nga njerëz të tillë nga grupe të tilla”, ka deklaruar ai.

Se grupet e afërta me Radoiçiqin, janë duke u riorganizuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, e thotë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

“Ekziston një rrezik se ato grupe mund të riorganizohen edhe të provojnë sërish të sulmojnë qoftë caqet policore apo edhe objektet me interes nacional në atë pjesë të vendit. Prandaj policia e Kosovës është vigjilente është në krye të detyrës, së bashku me institucionet e tjera të sigurisë, gjithashtu dhe me EULEX-in dhe KFOR-in, janë duke i koordinuar aktivitetet që eventualisht të mos befasohen nga ndonjë sulm i tillë”, ka thënë Dugolli.

E shmangie nga sulmet e mundshme të Serbisë po i kërkojnë nga AAK.

“E kuptojmë që Serbia gjithmonë e ka synim, gjithmonë e thotë dhe e potencon që ka synime territoriale ndaj Republikës së Kosovës, por ne me maturi me bashkëpunim, duhet t’i shmangim këto sulme”, ka pohuar ajo.

Javë më parë, kryeministri Albin Kurti shpërndau një video ku shihet xhandarmëria serbe duke kryer stërvitje afër fshatit Banjë të Zubin Potokut, fshat ky që ndan kufirin e Kosovës me Serbinë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...