-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Pozitë e opozitë pajtohen që të nisë puna në Projektligjin për sigurimet shëndetësore për Policinë dhe FSK-në

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione, kanë kërkuar që të iniciojnë një nismë ligjore për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

Me këtë propozim, u pajtuan pozitë e opozitë.

Nismën për sigurim shëndetësor e propozoi deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, i cili tha se institucionet e sigurisë kanë nevojë për këto sigurime.

“Propozoj që me bë amendament që të bëhet sigurimi shëndetësor për policinë e FSK-në sepse ata janë në rrezik dhe kanë nevojë për këto sigurime”, tha ai.

Kjo nismë u përkrah edhe nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj. Ai e konsideroi shumë të rëndësishme sigurimin shëndetësor për këto dy institucione.

“Çështja e sigurimeve jetësore dhe shëndetësore është me vend. Nëse ne presim, mund ta bëjmë një iniciativë ligjore për me nis si projekt. Është shumë e nevojshme” tha ai.

Po ashtu, anëtarët e këtij Komisioni, propozuan që t’i bëjnë një vizitë pikës kufitare në Jarinjë si dhe vendeve tjera që janë vërshuar së fundi nga reshjet.

Deputeti Enver Dugolli propozoj që ti bëhet një vizitë kufirit në Jarinjë.

“Propozoj që të dalim edhe të shkojmë ti vizitojmë veriun, në Jarinjë, me pa se sa po zbatohet ligji, problemet nëse kanë policia e Kosovës, prandaj propozoj që të shkojmë. Sa i përket propozimit të Humollit është i mangët”, tha ai.

Ky komision me te gjitha votat për dhe asnjë kundër miratoi Raportet me Rekomandime për Projektligjin Nr. 08/L-l 73 për Sigurinë Kibernetike si dhe Raportin me Rekomandime për  Projektligjin Nr. 08/L-l 66 për Tubimet Publike të cilat shkojnë për shqyrtim në seancën e Kuvendit të Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...