13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Prangoset shtetasi turk në Prishtinë, i gjendet botoks në vlerë 150 mijë euro

Një shtetas turk raportohet se është arrestuar në Prishtinë për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Kësisoj, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka gjetur tek ai botoks në vlerë rreth 150 mijë euro.

Po ashtu, i kanë sekuestruar edhe 11,160 euro para kesh. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi  të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 €”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...