14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Pratipati e Radoniqi biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor

Në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka qëndruar zëvendës-shejfa e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Pratipati.

KQZ ka njoftuar se fillimisht,Pratipati u prit në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, të cilët biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme.

“Radoniqi dhe Pritipati, së bashku edhe me drejtues të institucioneve tjera, UD i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, kryesuesi i PZAP-it, Zenel Leku dhe drejtori i operativës në KEDS, Avni Alidemaj, vizituan dhomën operative në KQZ. Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...