16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Prattipati në Mitrovicë takon Bedri Hamzën

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar sot me Kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën.

Takimi i tyre është zhvilluar në kuadër të një vizite që Pattipati ka zhvilluar në Mitrovicën e Jugut.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ata kanë folur lidhur me përpjekjet për deminimin e tokës që po bëhen në Bajgorë.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi Mitrovicën Jugore dhe vizitoi qytetin. Ajo u takua gjithashtu me kryetarin Bedri Hamza dhe diskutoi për vizitën e saj në Bajgorë dhe përpjekjet për deminimin e tokës që po zhvillohen atje”, thuhet në njoftim./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...