20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

PREBK akuzon Listën Serbe se bëri presion për të votuar Iniciativën Rome

Vota përtej numrit të romëve në Komunën e Gracanicës ka mbledhur “Romani Iniciyativa”.

Pasi është regjistruar për herë të parë si iniciativë qytetare, ajo ka marrë vota edhe në Komuna, ku pjesëtarët e këtij komuniteti numërohen në gishta, apo edhe nuk ka.

Në bazë të shifrave aktuale, deputet më nuk do të jetë Albert Kinolli nga PREBK.

Kinolli, që “Iniciativën Rome” e ka cilësuar si “dorë të zgjatur të Serbisë”, ka thënë se votat asaj ia ka siguruar “Lista Serbe”, duke përdorur edhe presionin si mjet.

Gjatë fushatës, Nenad Rashiqi nga Partia Demokratike Progresive, banor i Gracanicës, e ka akuzuar Listën Serbe për shantazh e presion ndaj kompanisë së pastrimit dhe të qytetarëve me heqje të ndihmave sociale të Serbisë.
Sunaj Garipi, kandidat për deputet nga “Romani Iniciyativa”, ka thënë se këto janë pretendime të rreme dhe se partia i ka mbledhur votat vetë.

Sidoqoftë, Garipi e pranon se në disa komuna, si Kllokoti e Ranillugu, vota kanë marrë pa bërë fushatë, por këtë e lidh me punën e mëhershme të liderit të partisë, Gazmen Salijeviqit në këto komuna. Inciativa, sipas tij, do të ndihmojë në çfarëdo hetimi nga institucionet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...