0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Prej 500 deri në 5 mijë euro, nga e hëna nisin gjobat për lokalet nuk respektojnë rregulloren për zhurmën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se nga e hëna nis matja e zhurmave në lokalet e gastronomisë në kryeqytet.

Rama shprehet se kushdo që tejkalon me zhurmë nga aq sa lejohet, do të gjobitet.

“Vizituam sot Dhomën e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoriatin e Kryeqytetit.

Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”, ka shkruar Rama.

Siç ishte paralajmëruar, gjobat sillen nga 500 deri në 5000 euro./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...