Kjo ndeshje luhet sonte në ora 21:00 në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.
Trajneri i Chelseat Maurizio Sarri përpara mediave ka thënë se nuk ka vendosur nëse do të startoj në këtë ndeshje me portierin Kepa Arrizabalaga, pasi ky i fundit ka refuzuar të zëvendësohet në finalen e Kupës Carabao.
Në anën tjetër trajneri i Tottenham Mauricio Pochettino përsëri nuk do të ketë në dispozicion Eric Dier dhe Dele Alli.
Përpos kësaj ndeshje Premier League do të ketë në program dhe këto duele shumë interesante: Ora 21:00 Liverpool vs Watford dhe Manchester City vs West Ham United.
]]>