Janë konfirmuar datat e sezonit të ardhshëm 2023-‘24, të Premier League. Sezoni i ri do të nisë në 12 gusht dhe do të përfundojë 9 muaj më vonë, në 19 maj 2024.
Sezonin e ardhshëm do të rikthehet pushimi dimëror i mesit të sezonit, ndërsa kampionati do të ndërpritet për një javë 13-20 janar.
Merkatoja e kësaj vere, do të hapet në 14 qershor dhe do të mbyllet në 1 shtator, ndërsa e dimrit nisë në 1 janar dhe mbyllet në 1 shkurt 2024.