-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Premiera: Lamborghini Huracan EVO Spyder – foto

Pas versionit Coupe, Lamborghini ka avancuar edhe versionin Huracan me një çati të hapur.

Huracan EVO Spyder ka pësuar të njëjtat ndryshime stilistike dhe përparime teknologjike si Coupe.

Motori 5.2 litra V10 tani prodhon 640 kuaj fuqi, në vend të 610 “kuajve” sa ishte në Huracan Spyder bazik kur kjo veturë u shfaq para disa vitesh. 


Kështu, Huracan EVO Spyder është i barabartë me fuqinë e motorit me modelin e deritashëm më të fuqishëm – Huracan Performante.


Versioni i ristilizuar gjithashtu ka një çift rrotullues maksimal prej 600 Nm, i cili është i disponueshëm në 6.500 rpm. 


Sipas të dhënave të fabrikës, pesha e automjetit të zbrazët është 1,542 kg dhe Huracan EVO Spyder nga 0 deri 100 km/h arrin për 3,1 sekonda derisa EVO Coupe arrin për 2.9 sekonda. 


Makina nga gjendja e qetë deri në 200 km në orë arrin për 9.3 sekonda dhe shpejtësia maksimale është 325 km/h.


Huracan EVO Spyder është montuar në rrota aliazh prej 20 inç dhe pneumatikë të veçantë Pirelli P Zero. 


Çmimi i rekomanduar për këtë makinë duke përjashtuar taksat në Evropë është 202,437 euro. Shfaqja e parë para publikut do të jetë në panairin e ardhshëm të veturave muajin e ardhshëm në Gjenevë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...