Alvaro Morata ka thënë sot fjalët e para si lojtar i Milanit, klub ku do të luajë për 4 vitet e ardhshme. 31-vjeçari udhëhoqi Spanjën si kapiten drejt triumfit në Euro 2024, ndërkohë që tashmë do të udhëheqë sulmin e kuqezinjve të Fonsecas.
I thashë menjëherë po ofertës, edhe për faktin që në vitet e fundit asnjë klub nuk ka shfaqur kaq shumë interesim për mua. Kisha edhe mundësi të tjera për t’u rikthyer në Itali.
Këto janë vitet e fundit të karrierës sime, por më të mirat sepse kam arritur pjekurinë e duhur. Eliminimi i Interit në Champions gjatë sezonit të kaluar ishte një kënaqësi e madhe.
Falënderoj klubin. Kur më thirrën Ibra, drejtuesit dhe trajneri, u binda menjëherë. Asnjë ekip nuk më donte kaq shumë. Ibra është një pikat e mia të referimit, është nder të jem këtu përkrah tij.