Në qendër të qytetit në Pejë, janë prerë dy drunjë të gjatë shumë vjeçarë, gjë që ka shkaktuar kundërthënie, kryesisht në rrjetet sociale.
Dashamirësit e natyrës, e kanë konsideruar si shqetësim, pasi me këtë po shkatërohet gjelbrimi dhe degradohet ambienti.
Por, ishte kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri që sqaroi se kush ishte shkaktari që u detyruan të prejnë këto pemë skaj lumit.
“Akti i prerjes dhe krasitjes së drunjëve të kalbur, të thatë dhe të vjetër të vendosur në qendër të qytetit është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Muhaxheri në njoftim.
Drunjët janë konsideruar të paqëndrueshëm, ndaj u prenë si preventivë, që të mos rrëzohen në mot me stuhi dhe erëra të forta. /Njeshi/