-1.5 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Presidenti Hashim Thaçi nga Tirana përseritë se Kosovës nuk do t’i preket asnjë milimetër

Presidenti Hashim Thaçi, ka komentuar sot në Samitin e Diasporës marrëveshjen me Serbinë.

Sipas tij, marrëveshja me Beogradin do të garantonte anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Ne synojmë një bashkëpunim reciprok dhe po përgatitemi për hapin përfundimtar të dialogut. Kosova do të angazhohet vetëm në procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe me mbështetjen e SHBA. Ne nuk do të lejojmë të qarkullojë më idea e një unioni ballkanik pasi cënon identitetin tonë” – tha Thaçi në Tiranë.

Ndërkohë ai u shpreh se shkëmbimi i territoreve nuk do të ketë kurrë. Sipas tij, asnjë milimetër i territorit të Kosovës nuk do të preket edhe sikur të shkelet mbi të.

Por Thaçi konfirmoi se korrigjimi i kufijve do të realizohet. Presidenti i Kosovës tha se askush nuk e pengon bashkimin e Luginës së Preshevës me trojet shqiptare.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...