-0.3 C
Pec
E premte, 8 Dhjetor, 2023

Presidenti i Singaporit pret në takim presidenten Osmani, flasin për bashkëpunimin ekonomik

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është pritur sot në një takim të ngrohtë nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Takimi i tyre, u zhvillua në kuadër të vizitës së presidentes atje, në vazhdën e pjesëmarrjes së saj në disa prej forumeve dhe eventeve më të rëndësishme ekonomike.

”Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë!
Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...